Bizneset kryesisht ato që operojnë në tregtinë me pakicë kanë hapur sot qepenët. Por rikthimi në punë mbart shumë sfida dhe pasiguri për ecurinë e mëtejshme. Malli ka mbetur stok, shitje nuk ka ndërsa transporti është I bllokuar.

Pas rreth dy mujash Adela pronare e një dyqani veshjesh në Tiranë është rikthyer në punë, me masat e kujdesit ndaj virusit.

Ajo ka ende furnzimim e dimrit që vështirë se do të shitet në këto ditë pranvere. Për shkak të bllokimit, ajo nuk ka as paratë e nevojshme për të marrë furnizmin e radhës.

Sitata bëhet edhe më e ndërlikuar, teksa kufinjtë me shtetet ku ajo furnizohet janë të bllokuar pa afat.

Por këtë të hënë edhe tregtarët në tregjet e pakicës I janë rikthyer punës. Në tregun Çam në Tiranë, fluksi I vizitorëve është dukshëm më I ulët se në ditët normale.

Edhe shërbimi taksi ka rinisur këtë fillim jave. Kompanitë e licensuara kanë marrë masat duke pranuar një klientet I cili ulët vetëm në pjesën e pasme të makinës. Por edhe në këtë sektor levizjet janë shumë të kufizuara.

Rikthimi I normalitetit ekonomik duket se është ende larg, për aq kohë sa qytetartët po përballen me papunësi, reduktim pagash dhe pasiguri të forta për të ardhmen ekonomike. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re