Skip to content

Hapen kompani fiktive dhe pastruan 500 mijë euro në Shqipëri, dënohen me 20 vite burg dy norvegjezët

Dy shtetas novegjez janë dënuar me nga 10 vite burg nga Gjykata e Tiranës për pastrim parash. Nga hetimet e prokurorisë rezulton se këta shtetas krijuan kompani me vlerë fillestare 3270 euro, e brenda dy muajsh rritën kapitalin e saj 500 fish. Me anë të kësaj kompania këta shtetas kanë transferuar  600 mijë euro nga Filipinet drejt Shqipërisë, para qe dyshohet se janë të pista

20 vite burg janë dënuar dy shtetas norvegjezë për akuzën e pastrimit të parave nga autoritetet shqiptare. Joo Nilsen dhe OveJohansen, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga Gjykatae Tiranës, pasi kanë hapur një kompani fiktive në vendin tonë, si dhe kanë pastruar rreth 500 mijë euro.

Referuar dosjes hetimore në vitin 2015 është themeluar shoqëria “Norëegian Golf Devlopment AS”. Kjo shoqëri është themeluar me kapital fillestar 3270 euro. Kjo kompati aksionet po në këtë vit ja shiti dy të pandehurve, me vlerë 2700 euove. Pas dy muajish, Joo Nilsen bleu 40% të aksioneve përkunderejt vlerës 600 mijë euro, edhe pse gjatë kërsaj kohe në shoqëei nuk ishte investuar në asnjë aset që të ndikonte në rritjen e vlerës.

Një vit më pas Nilsen themeloi në vnedin tonë kompaninë “Asia Capital Group” sh.p.k, me objekt, dizenjimin, projektimin, zbatimin e projekteve të ndryshme inxhinierike. Me anë të kësaj kompanie dy norvegjezët trasferuan nga filipinet drejt Shqipërisë shumën prej 600 mijë eurosh.

Në vendimin e gjykatës thuhet se paratë janë tranferuara në Shqipërisë, me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme të tyre dhe më pas investimin e tyre në veprimtari të ligjshme ekonomike dhe financiare”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ndërkohë dy të pandehurit jannë me precedent të mëparshëm penal. Johansen ka qenë në hetim për fshehje të ardhurash evasion fiscal e vepra të tjera në norvegji, ndërsa me vendim të formës së prerë është dënuar edhe në Kosovë në vitin 2003 për akuzën e mashtrimit.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb