Bizneset po rinisin gradualisht aktivitetin…Këtë të hënë hapën dyert parukeritë qendrat estetike, berberët si dhe qendrat tregtare nën masat e sigurisë të përcaktuara nga qeveria.

Kjo e hënë e ka gjetur kështu një sallon për meshkujt në kryeqytet, plot me klientë. Kërkesat gjatë këtyre dy muajve kanë qenë të shumta, ndërsa rikthimi në punë ishte i mezipritur prej administratorit…

Si dhe në çdo sektor tjetër rikthimi në punë shoqërohet me kosto të mbledhur në dy muajt e bllokuar.

Situata është e ngjashme edhe tek parukeritë për femra. Por masat që duhet të zbatojnë për parandalimin e virusit janë një kosto shtesë për këto aktivitete.

Por bizneset frikësohen se rikthimit në normalitet do të vonojë, duke parë se situata mbetet ende e pasigurt.

Normaliteti vështirësohet më tej teksa orari i lëvizjes mbetet ende i kufizuar. Aq më tepër për qendrat tregtare të cilat këtë të hënë hapën dyert, por klientët ishin të paktët

Javën tjetër pritet të hapet një kategori tjetër e bizneseve siç janë baret dhe restorantet, sektor i cili është tërësisht i paralizuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re