Partia Demokratike ka hapur primaret për 3 bashkite kryesore të vendit; Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

 

 

Udhezimi mban datën 24 tetor dhe ftohen të gjithë ata që dëshirojnë të garojnë në emër të opozitës të paraqesin kandidaturat.

 

 

Tirana, Durrësi dhe Elbasani janë tre prej bashkive më të mëdha, e për këtë arsye Partia Demokratike kërkon që kandidatët të zgjidhen më herët në primare për të nisur fushatën zgjedhore.

 

 

Gjithashtu aleati i PD Ilir Meta, ka këmbëngulur që në këto bashki duhet të nisë puna sa më shpejt pasi kandidatët socialistë e kanë nisur fushatën.

 

 

Edhe pse ende nuk ka asnje kandidat Zyrtar, pritet që në primaret e Tiranës të garojë anëtari i kryesisë Belind Këlliçi dhe mjeku Ilir Alimehmeti.

 

 

Ndërsa në Durrës pritet të hyjë në garën e primareve kreu i PD në këtë qytet Igli Cara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re