Janë hapur regjistrimet për nxënësit që futen në vitin e parë në gjimnaz. 

Regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024 do të vazhdojnë deri në datë 20 korrik.

Formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit në sistemin e-albania, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.

Postimi i plotë i ministres së Arsimit, Evis Kushi:

Të dashur nxënës dhe prindër,

Tashmë në 👩‍💻 sistemin e-Albania kanë nisur regjistrimet e nxënësve në klasat e dhjeta për vitin shkollor 2023-2024, të cilat do të vazhdojnë deri në 🗓 datë 20 korrik.

Siç e dini, formulari i regjistrimit plotësohet në bazë të vendbanimit duke ndjekur procedurat e lehtësuara që zgjasin vetëm pak minuta, duke përjashtuar dorëzimin e dokumentacionit me prezencë fizike.

Suksese të gjithë nxënësve në këtë cikël të ri arsimor! 😊

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re