SHQIPËRI– Shkolla ka mbaruar, por rreth 100 nxënës të arsimit fillor në 10 institucione publike, 8 në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Durrës janë kthyer në klasa.

Ata po ndjekin shkollën verore.

Projekti pilot që zhvillohet për herë të parë në vend ka nisur me 16 qershor dhe do të zgjasë dy javë.

Mësuesit tregojnë se çfarë do të bëjnë fëmijët pa libra dhe pa detyra.

Fëmijëve iu është kërkuar të mos marrin ushqim nga shtëpia pasi do tu sigurohet nga shkolla verore. Shumë prindër presin që ky shërbim të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit  për t’u ofruar  fëmijëve argëtim në ditët e  verës.

Por si janë përzgjedhur fëmijët  pjesëmarrës?

Këtë vit nga ky program përfitojnë rreth 1 mijë fëmijë. Në shkollat verore janë angazhuar 150 mësues, oficerë sigurie e punonjës social. Ndërkohë që 100 gjimnazistë ndihmojnë si vullnetar./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko