Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, në një video të publikuar në Facebook, është shprehur se Shqipërisë i duhet një reformë e vërtetë pensionesh.

Tabaku tha se “pensionistëve që kanë punuar me vite në shërbim të këtij vendi janë nën mëshirën e qeverisë dhe qokave të saj elektorale”.

Sipas deputetes, reforma e ndërmarrë nga qeveria socialiste ka dështuar për të prodhuar një pension dinjitoz.

“Të dhënat janë kokëforte. Reforma e pensioneve që nisi këtu e dhjetë vite më parë sot po tregon që ka dështuar. 48% e pensionistëve marrin një pension të pjesshëm, që do të thotë 1 në 2 pensionistë marrin gjysmë pensioni. Ndërkohë që për ato të fshatit, 85% e pensionistëve marrin më pak se minimum jetik.

Kjo tregon një dështim në shifra por dhe në realitet për pensionistët që sot e kanë t vështirë të sigurojnë jetesën; me çmimet e rritura, me inflacionin por edhe me shërbimet e tjera të rritura ato e kanë të pamundur që të kenë një jetesë dinjitoze. Kush është zgjidhja? Largimi për të marrë një pension dinjitoz në vendet fiqnje? Kjo është oferta që ka qeveria shqiptare?!  Sot, kemi nevojë për një reformë gjithëpërfshirëse pensionesh.

Një reformë që i jep vlerë punës dhe kontributit në vite të kujtdo që ka punuar dhe jetuar në Shqipëri. Por, nga ana tjetër që siguron një qëndrueshmëri që nuk lidhet me ciklet elektorale. Që nuk i lë pensionistët në mëshirë të qeverisë dhe vendimeve të njëpasnjëshme edhe fondeve të disponueshme për të rritur pensionet, që për fat të keq nuk po rriten. Ndërsa hapësira mes pagës dhe pensioneve po thellohet gjithnjë e më shumë. Ky është nderi më i madh dhe kontributi më i madh që mund t’i bëhet sot shqiptarëve”, tha Tabaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re