Hapësira është arena e re për luftë, tha Donald Trump të enjten pasi njoftoi për të rinovimin e sistemit të mbrojtjes së raketave të Amerikës tashmë nga stacione hapsinore.

Presidenti Trump nga pnetagoni amerikan premtoi  një “shtresë” të sensorëve të vendosur midis yjeve që mund të zbulojnë nisjen e raketave  dhe do të kërkojë që teknologjia të financohet në buxhetin e tij të ardhshëm.

 

Kjo pikë ishte një nga një mori përmirësimesh që Pentagoni po përpiqet të bëjë në sistemin e saj të raketave, të përshkruara në shqyrtimin e ri të Mbrojtjes së Raketave.

“Qëllimi ynë është i thjeshtë: Të sigurohemi që ne mund të zbulojmë dhe të shkatërrojmë çdo raketë të nisur kundër Shteteve të Bashkuara – kudo, në çdo kohë.

Ai e krahasoi projektin e tij me projektin e kushtueshëm të Ronald Reagan për të krijuar një sistem anti-raketash në hapësirën në kulmin e Luftës së Ftohtë në vitet 1980, projekti u kritikua  dhe u quajt “Luftë yjesh” nga kritikët.

Nuk është hera e parë që presidenti amerikan Trump përmend hapsirën si zonë të re lufte duke thënë se hapësira është po aq e shfrytëzueshme për mbrojtje dhe sulm sa ajri, toka dhe deti.

Ajo që ai rrefuzoi të shpjegonte ishin kostot e një projekti të tillë dhe a është në të vërtetë i domosdoshëm për ta mbajtur Amerikën të sigurt./ Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re