Sezoni turistik tashmë ka nisur dhe pavarësisht kushteve të paqëndrueshme atmosferike, shumëqytetarë dhe turistë zgjedhin që të pushojnë pranë bregdetit.

Gazetari Elton Nika, në një lidhje live për “Shqipëria Sot” nga bregdeti, raporton se një ndër problematikat që ngelet është plazhi publik. Ai thekson se gjatë monitorimit në plazhin e Lungomares shumë qytetarë i kanë konfirmuar se tashmë mungojnë hapësirat publike në këtë zonë, që deri në një vit më parë e kishin më të lehtë që ti gjenin.

Sipas qytetarëve plazhet publike duhet që të funksionojnë pasi shumë nuk kanë mundësi që të paguajnë ose është zgjedhje dhe e drejtë e secilit për këtë.

Qytetarët që ndërvite kanë kryer plazhin në këto zona publike janë dhe më kritikuesit më të mëdhenj.

Kemi gati 8 vite që ne frekuentonim këtë zonë, por para një jave nuk na lanë që të futeshim, pasi ishte zaptuar nga një pronar privat. Na kanë thënë tashmë që të futen të lahen port ë mos ulen para shezlongeve”, ka thënë një pushues.

Ndër të tjerë gazetari Elton Nika thekson se janë dhe pushues të tjerë përveç vlonjatëve që kërkojnë të kenë më shumë hapësira publike.

Gjithashtu ai thekson se moti e ka kushtëzuar pak numrin e turistëve ditore, por fundjava është e mbushur me pushues në Vlorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re