19 tetor- “Hapësirë ’18” titullohet ekspozita e disa artistëve të rinj nga mosha 16-22 vjeç, e çelur në Galerinë e Arteve “Edward Lear”, në Berat.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, fjalën e rastit në këtë aktivitet e mbajti drejtoresha e Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”, Migena Hoxha e cila inkurajoi artistët e rinj drejt sukseseve në rrugën e bukur të artit figurativ.

Ndërsa nënkryetarja e bashkisë, Afize Skëndo e pranishme në këtë ekspozitë, falenderoi artistët për pjesëmarrjen dhe nivelin e lartë artistik të krijimeve të tyre.

Artistët e rinj në punimet e tyre kishin sjellë portrete, peizazhe, abstraksione, etj.

Për artistët më të mirë të arteve pamore të kësaj ekspozite u ndanë certifikata.





 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re