Skip to content

Hapet aplikimi për postin e Drejtorit të Departamentit për Shërbimet Mbështetëse në Policinë e Shtetit, ja datat e fazës së konkurrimit

Policia e Shteti ka hapur konkurrimin për pozicionin “Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse”.

 

Faza e konkurrimit do të jetë nga data 15 Janar 2025, ora 08:00, deri më datë 22 Janar 2025, ora 16:30.

Ndërsa kriteret dhe detajet e tjera të këtij procesi janë të publikuara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

 

Njoftimi i plotë:

Hapet konkurrimi për pozicionin “Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit

Procesi i konkurrimit mbështetet në pikën 1, pikën 2, shkronja “c”, dhe “l” të nenit 55, pikën 4 dhe 5 të nenit 60, të ligjit Nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 641, datë 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, si dhe në zbatim të urdhrit nr.139, datë 13.01.2025, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, “Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin “Drejtor i Departamentit për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.

Faza e konkurrimit: datë 15.01.2025, ora 08:00, deri më datë 22.01.2025, ora 16:30.

Kriteret dhe detajet e tjera të këtij procesi janë të publikuara në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

“”