Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur zyrtarisht tenderin për ndërtimin e dy loteve të rrugës Kardhiq – Delvinë. Të gjitha kompanitë e interesuara për të marrë pjesë në garë, kanë afat të bëjnë ofertat e tyre deri më datë 3 shtator. Sipas njoftimit, për ndërtimin e lotit të 5-të, fondi limit është përcaktuar në shumën 1.8 miliardë lekë, ndërsa për lotin e 6-të, fondi limit është afro 2.4 mld lekë.
 
Ndërtimi i këtij aksi është një ndër prioritetet e zhvillimit të infrastrukturës rrugore në vend. Rruga Kardhiq – Delvinë ka një gjatësi prej 34 kilometrash, që shkurton me 3 orë kohën e udhëtimit nga Tirana në Sarandë. Rruga konsiderohet e rëndësishme, pasi parashikohet të nxisë më tepër zhvillimin e turizmit.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re