Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato, në ceremoninë për hapjen e garës për linjën hekurudhore Vorë- Hani i Hotit, u shpreh se ky është granti më i madh i dhënë ndonjëherë nga BE.
“Ky grant i BE-së, ka shifrën e 136 mln euro për një projekt infrastrukturor historik që rehabilitojë linjën hekurudhore nga Vorë- Hani i Hotit”, tha diplomati europian.
Ambasadori Gonzato theksoi se dy vendet, Shqipëria dhe Mali i Zi, duhet të shikojnë mënyrën se si mund të jenë edhe më të lidhura me njëra-tjetrën, “e pastaj për të qenë gati për t’u bërë tërësisht shtete anëtare të BE”, u shpreh ai.
Silvio Gonzato deklaroi se ky projekt do të sjellë përfitime jo vetëm për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ata të rajonit.
“Lidhja e popujve është në thelb të vizionit të BE dhe kështu do të bëjmë rilidhjen e qytetarëve shqiptarë me ata të rajonit dhe Evropës me mundësi të reja me anë të hekurudhës”, u shpreh ai.
Silvio Gonzato: Në këtë ceremoni zyrtare, e cila shënon një gur kilometrik në ndërtimin e kësaj linje hekurudhore, që është lançimi i procedurës së prokurimit për një projekt nga i cili përfiton Shqipëria në grantin e vet më të madh që do të jetë dhënë ndonjëherë nga BE, ndoshta do të ketë më të mëdha në të ardhmen.
Ky grant i BE-së, ka shifrën e 136 mln euro për një projekt infrastrukturor historik që rehabilitojë linjën hekurudhore nga Vorë- Hani i Hotit.
Është e rëndësishme që këto dy vende, që janë në bregdetin e Adriatikut dhe fqinje me njëra-tjetrën të shikojnë mënyrën se si mund të jenë edhe më të lidhura me njëra-tjetrën, e pastaj për të qenë gati për t’u bërë tërësisht shtete anëtare të BE.
Ky projekt do të sjellë përfitime jo vetëm për qytetarët e Shqipërisë, por edhe për ata të rajonit. Lidhja e popujve është në thelb të vizionit të BE dhe kështu do të bëjmë rilidhjen e qytetarëve shqiptarë me ata të rajonit dhe Evropës me mundësi të reja me anë të hekurudhës.