“Ishulli i Thesarit” quhet çerdhja dhe kopshti më i ri në kryeqytet që këtë vit priti 200 fëmijë. Erion Veliaj tha se një element i veçantë i këtij kopshti është përshtatja e sistemit didaktik, sipas atij të Regio Emilias, i realizuar falë bashkëpunimit me ambasadën italiane.

 

 

“Më pëlqen shumë emri “Ishulli i Thesarit”, por edhe didaktika e kopshtit sipas sistemit të Regio Emilias, në sajë të bashkëpunimit që kemi me Ambasadën Italiane. Unë besoj se në kopësht nuk rriten vetëm fëmijët, por ndryshon edhe mentaliteti i prindërve për të kuptuar trendin botëror, si po i rrisin fëmijët në Itali e Gjermani”

 

 

Veliaj shtoi se sot dora e solidaritetit, si e qeverisë, ashtu edhe e bashkisë, po shtrihet kudo në një kohë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë, e cila ka rritur çmimet dhe koston e jetesës.

 

 

“Në qoftë se qeveria ndihmon me ndihmën ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar, rritjen e pensioneve, të rrogave, detyra jonë është të ndihmojmë uljen e kostove. Kjo do të thotë se vendimi ynë që t’i subvencionojmë kopshtet 1 me 7 – pra, për çdo 1 lek që paguan një familje, 7 lek i paguan Bashkia e Tiranës – është një mënyrë për t’iu gjendur pranë familjeve që kanë nevojë, familjeve që duan të shkojnë në punë, por ama na kanë besuar dritën e syrit në një mjedis të sigurt”

 

 

Kryebashkiaku nënvizoi se këtë vit janë hapur 12 shkolla dhe 8 kopshte e çerdhe të reja në kryeqytet.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re