4 qershor Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka hapur Këndin Arkivor në Berat dhe Skrapar. 

Në hapjen e Këndit Arkivor në Berat ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Prof.Asoc.Dr. Ardit Bido, drejtori i Qendrës Kulturore “Margarita Tutulani”,  Arben Qafa, kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo.

Për ata që do të vizitojnë shërbimin që ofrohet në Këndin Arkivor Berat, procedurat janë të njëjta si në sallën e studimit në Tiranë, pa më të voglin ndryshim.

Në këtë kënd, përmes kësaj platforme, çdo studiues, mund të kërkojë dokumente arkivore të fondit të pasur me mbi 300 milionë dokumente që ka Arkivi i shtetit shqiptar, pa qenë e nevojshme të udhëtojë drejt sallës së studimit të DPA-së.

DPA fton çdo qytetar që të përfitojë nga ky shërbim i ofruar duke respektuar rregullat e saj. Këndi Arkivor shërben vetëm për arsye studimore. Nëse dëshironi dokumente pronësore, amza shkollore, vjetërsi pune e dokumente të tjera biografike, duhet të bëni aplikim pranë Postës Shqiptare ose në faqen zyrtare.

Studiuesi gjatë kohës që shfrytëzon Këndin Arkivor është i detyruar të zbatojë rregulloren e bibliotekës së qytetit të Beratit.

Regjistrimi në Sallën e Studimit kryhet nga çdo kompjuter me lidhje me internet, jashtë këtij Këndi Arkivor.

Dosjet e porositura nga ju do të shërbehen ditën që keni përzgjedhur në sistem dhe do të qëndrojnë të qasshme për pesë ditë pune. Nëse dëshironi të porosisni kopje dixhitale të një ose disa dokumenteve, ndiqni udhëzimet që ofron sistemi, përfshi edhe mënyrat e pagesës.

Një tjetër Kënd Arkivor u hap sot edhe në mjediset e Pallatit të Kulturës “Riza Cerova” falë bashkëpunimit me bashkinë Skaprar.

Në ceremoninë e hapjes së tij, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Prof.As.Dr.

Në fjalën e tij, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Prof.As.Dr. Ardit Bido theksoi rëndësinë e këtij projekti që ju vjen në ndihmë të gjithë qytetarëve që janë të interesuar për dokumentet arkivore, në vendin ku ata banojnë.

“Hapja e këtij Këndi Arkivor, i vjen në ndihmë qytetarëve të Çorovodës për të mos harxhuar kohën duke udhëtuar drejt sallës sonë të studimit por i njëjti shërbim tani i ofrohet këtu. Me shpresë se do të nxisim studimet albanologjike, qoftë tek studentët, nxënësit të cilët mundet të marrin dokumentin, qoftë tek ata të moshuar që pasi kanë dalë në pension të gjejnë një formë për të qenë ende produktiv apo kushdo qoftë që ka interes apo dëshirë për të studiuar”, – tha Bido gjatë prezantimit të tij”.

Kryetari i bashkisë së Skraparit, Adriatik Mema tha se “shpresoj që kjo gjë të japi një impuls të ri, në përdorimin e këtij shërbimi, nga grupmosha të ndryshme, veçanërisht nga të rinjtë, pasi për ta kjo është një mënyrë më atraktive, më e lehtë. Pozitiviteti është që edhe në qytet”.

Nisma synon hapjen e 100 këndeve arkivore kudo ku jetojnë shqiptarë, por aktualisht ky është një shërbim që ofrohet në Gjirokastër, Sarandë, Pogradec, Lushnjë, Shkup (Maqedoni e Veriut), Prishtinë dhe Elbasan./k.s/j.p/

#tdi_1_b01 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/06/dpaberat-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b01 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/06/dpaberat4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b01 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/06/dpaberat1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b01 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/06/dpaberat2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b01 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/06/dpaberat3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b01 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/06/kendi2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_b01 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2021/06/kendi1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 7

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re