Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se janë hapur konkurset ndërkombëtare për ndërtimin e stadiumeve të Vlorës, Durrësit dhe Korçës. Siç shkruan kreu i qeverisë në postimin e tij, këto stadiume do të kthehen në qendra të reja qytetesh.
“U çelën tre konkurset ndërkombëtare për stadiumet e Vlorës
Durrësit
Korçës
të cilat synojmë t’i kthejmë në qendra të reja qytetesh, plot jetë në çdo ditë të javës e atraksione për të gjitha moshat

”, shkruan Rama. Ndërtimi i stadiumeve të reja ishte një nga premtimet e qeverisë për vitin e ri.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama theksoi në fillim të këtij viti, nga mbledhja maratonë e kabinetit qeveritar, se brenda pranverës do të zhvillohen konkurset për Durrësin, Vlorën dhe Korçën.
