Ditën e sotme është hapur kopshti i ri Zoologjik në Tiranë. Në inagurim kanë marrë pjesë kryeministri, Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Më herët, kryeministri Edi Rama ndau disa pamje nga kopshti i ri ku shkruajti se ky kopsht do të ishte një nga hapësirat më moderne në rajon.

“MIRËMËNGJES, dhe me dhuratën e shumëpritur për të gjithë fëmijët, Tirana Zoo Park, që hap dyert sot, i rilindur si një nga hapësirat më moderne në rajon, për të njohur nga afër botën e kafshëve, por edhe si një hapësirë e re rekreative për të vegjël e të rritur, ju uroj një fundjavë të bukur “– shkruan Rama në postimin e tij në facebook.

Ndërkohë, këtë të shtunë, qarkullimi në segmentin e rrugës “Liqeni i thatë” do të kthehet me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit nga rruga “Hamdi Sina” në drejtim të “Kopshtit Zoologjik”.

Përjashtim bëjnë veç mjetet e Transportit Urban, i cili do vazhdojë lëvizjen sipas itinerarit që ka realizuar deri më tani, dhe rezervojnë të drejtën për kalimin në dy senset e aksit rrugor.

Ndërsa, aksesi hyrës i kalimit të automjeteve për qytetarët, për pjesën e rrugës që kthehet me një drejtim lëvizje, do të bëhet nëpërmjet kalimit në Unazën e Madhe të Qytetit, si dhe duke e aksesuar zonën tek nyja e re, pranë Liqenit të Thatë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re