Me date 1 qershor është hapur kufiri i Shqipërisë me Greqinë dhe lëvizjet kanë qenë të shumta. Gazetarja e Fax News, Ervina Shehaj tregon gjithcka po ndodh në Kakavijë duke nisur nga plotësimi i formularit.

Të gjithë emigrantët që duan të shkojnë në shtetin fqinj duhet të plotësojnë një formular që tregojnë se nga cili vend vijnë, pjesëtarët e famljes, në cilin vend do të shkojnë, arsyet e udhëtimit dhe bien dakord të karantinohen në banesa apo hotele për periudhën 14 ditore.

Ndonëse disa e quajnë humbje kohe pasi janë kujdesur në vendin tonë, kanë pranuar që të karantinohen. Një prej arsyet e largimit është ekonomia e dobët me të cilën janë përballur gjatë kësaj kohe.

Nuk kanë munguar pyetjet për ushtrimin e kontrolleve mjekësore, për të cilën janë përgjigjur “Jo”. Pjesa më e madhe kanë deklaruar se po udhëtojnë drejt Greqisë për punësim në ishuj dhe vende turistike pasi ka nisur sezoni veror. Por nuk kanë munguar punësimet në sektorin e bujqësisë, për të cilin Greqia kërkoi disa herë hapjen e kufijve që të merrte punëtorë sezonalë nga Shqipëria.






Previous articleHapja e kufirit, policia ben njoftimin e rëndësishëm për udhëtarët

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re