Megjithëse një ditë më parë zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas ka komunikuar se do të hapen në 1 korrik kufijtë me Shqipërinë , Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë e Turqinë në kuadrin e lehtësimit të masave kunder pandemise ,pasditen e se martes ai ka dale me nje komunikate te re sqaruese per personat qe do te lejohen te hyjne ne token greke.

Kryesisht sa i perket Shqipërisë, si vend i tretë, vërtet që dy pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës do të hapen prej 1 korrikut, por përseri do të lejohen vetëm ata persona qe kanë arsye të veçanta pune ose shëndeti.

Në mënyrë konkrete siç thuhet në deklaratën përkatëse të qeverisë greke pas konsultimeve në nivelin e BE, nga 1 korriku 2020 mundësia e hyrjes në Greqi për të gjithë banorët e përhershëm të vendeve anetare vazhdon normalisht.

Ekziston gjithashtu mundësia e hyrjes për ata shtetas të vendit të tretë që kanë leje qëndrimi në Greqi, ndersa behen perjashtime ,dmth mund te hyjne edhe shtetasit e vendeve të treta (anëtarë te nje familje ku kryefamiljari eshte qytetar evropian), punonjës ne sektorin e shëndetsise dhe studiues, kujdestarë të të moshuarve, punonjës të kufirit, punëtorët sezonalë në bujqësi, personeli i punësuar në sektorin e transportit,- përfshirë marinarët, personeli diplomatik, personeli i organizatave ndërkombëtare, personeli ushtarak, punëtorët e ndihmave humanitare gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

Gjithashtu do te lejohen edhe punonjes te trasporteve , pasagjerë qe udhetojne per arsye familjare, studentë, nenpunes te specialiteteve te vecanta ku punësimi i tyre është i dobishëm për ekonominë kombëtare dhe puna e tyre nuk mund të shtyhet ose kryhet nga distanca.

Padyshim qe homogjente greket që kanë një pasaportë greke ose Kartën special te identitetit (EDTO) janë gjithmonë të mirëpritur nga kudo qe ata vijnë – vazhdon deklarata.
Sipas deklarates qeveritare, Greqia është duke ndërmarrë hapin tjetër për të rikthyer flukset e udhëtimit, por gjithnje duke pasur qellim mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve në industrinë e turizmit, banorëve te saj dhe destinacioneve turistike e vizitorët.

Lista me 14 vendet jashte BE qe publikoi Brukseli oret e fundit do të azhurnohet çdo dy javë.
Sa ju perket shtetasve te vendeve te treta ,pra edhe atyre shqiptare, për të vërtetuar vendbanimin e tyre, mund të paraqesin lejen e tyre të qëndrimit, lejen e punës, kartën e identitetit,patentën e shoferit ose dokumente të tjera.

Të gjithë udhëtarët me destinacion token greke, do te duhet te plotësojnë dhe te orëzojnë formularin e pasagjerëve për 48 orë para udhëtimit të tyre (Passenger Locator Form), i cili është në dispozicion në aplikacionin Visit Greece dhe në faqen e internetit travel.gov.gr.

Për të mbrojtur shëndetin e të gjithëve, mjekët specialiste dhe inxhinierët kanë hartuar një program për analizimin dhe vlerësimin e të dhënave epidemiologjike, mbi bazën e të cilit vizitorët do të jenë subjekt i marrjes së mostrave (testit Covid-19) pas hyrjes. Këta vizitorë duhet të ndjekin udhëzimet e Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile.

Greqia, në bashkëpunim me partnerët e saj të Bashkimit Evropian, rezervon të drejtën të rishikojë politikën e saj për këto çështje në bazë të zhvillimit të të dhënave epidemiologjike –perfundon deklarata e zedhenesit te qeverise greke.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re