Ditën e sotme është hapur kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku është vënë re një fluks i madhe mjetesh. Kufiri qendroi për më shumë se dy muaj i mbyllur, për shkak të pandemisë, në një kohë kur lëvizja mes dy vendeve është përherë e lartë.

Por gjatë ditës së sotme drejtuesit e kamionëve janë përballur me një tarifë shtesë për kamionet e tonazhit të rëndë, që do të duhet të bëjnë një dizeinfektim të detyrueshëm i cili kushton 22 euro.

Në të kundërt ata nuk do të lejohet që të hyjnë në Kosovë. Një prej drejtuesve të kamionëve shprehet për gazetarin e Fax neës Ermal Hallaçi se ky është një shpenzim i kotë, dhe se dizinfektimi i mjeteve nuk mund të bëhet me ujë me pagesë.

“Skam pare, nuk duan me më lëshu për 22 euro, vetëm për me qit as gjysëm kile ujë jo, ç’ka po di, ja tek janë policët që nuk na lëshojnë, unë e kam me orar, që marr dënim 500 euro në rast se nuk arrij në kohë në Kosovë”, shprehet i revoltuar drejtuesi i kamionit.

Ndërkohë mbetet e paqartë vendosja e një takse të tillë vetëm për drejtuesit e kamionëve të tonazhit të rëndë, ndërsa duket dhe në pamje se paisjet e dizinfektimit janë shumë të vogla, ndërsa përfitimi që ato do të kenë është mjaft i lartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re