Nëndrejtoresha e QSUT, Arjana Strakosha ka njoftuar hapjen e pavionit të tretë në spitalin Covid3.

 

Nëse mbushen të gjitha kapacitetet e tre spitaleve COVID, Strakosha theksoi se në gjendje për të pritur të sëmurët është dhe Covid 4.

 

“Sikurse e shihni kemi kapacitete shtretërish të lirë për t’u shërbyer qytetarëve. Në gjendje të gatshme për të pritur të gjitha llojet e stadeve të sëmundjeve, me investimet përkatëse”, tha Strakosha.

 

Për të shmangur fluksin në spitale, ajo iu bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat.

 

“Nga ana tjetër për të eleminuar pikërisht dyndjen të sëmureve drejt spitaleve, u bëj edhe njëherë thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet rregullat. Nuk është sëmundje e lehtë. Nuk është shaka. Duhet ruajtur distancimi, duhe të evitohen festat, duhet të evitohen baret, duhet të evitohen ditëlindjet, pra shumë gjëra që tashmë i dimë. Në këtë mënyrë, ne të gjithë luftojmë sëmundjen, edhe e përballojmë akoma më lehtë, pikërisht edhe fluksin e pacientëve të cilët kanë nevojë për hospitalizim”, tha Arjana Strakosha.

 

Pavioni i tretë i spitalit Covid3 ka një kapacitet 50 shtretër, ndërsa totali i shtretërve në spitalin Covid3 është 150.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re