Buckingham Palace, rezidenca zyrtare e sovranëve britanikë që prej vitit 1837, çdo verë hap dyert për publikun, teksa familja mbretërore kalojnë pushimet në Windsor.

Por këtë vit ka një risi të madhe: Për herë të parë, hapet për publikun “dhoma sekrete” e Ledi Dianës, ish-princeshës së Uellsit që humbi jetën tragjikisht më 1997-ën.

Kjo dhomë është mbajtur gjithnjë e kyçur dhe ky është një rast i veçantë.

Veç gjërave të tjera, vizitorët mund të admirojnë, foto të ndryshme që i përkasin fëmijëve të princeshës, William dhe Harry.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re