Sot u hap rruga Kardhiq-Delvinë.

 

Grupi i “Zëri i Bilbit” ka pritur me këngë labe kryeministrin Edi Rama. Brenda tunelit të Skërficës, grupi performoi me vargjet e krijuara enkas për këtë moment, me lavde për kryeministrin dhe ministrat.

 

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së tunelit të Skërficës ishin ministrat Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, Mirela Kumbaro, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiakët e qyteteve të jugut.

 

“Tre janë emrat që ja bënëKëtë dhuratë labërisëDamjani edhe BallukuDhe kreu i qeverisë”, janë disa vargjet e këngës labe.Nuk është hera e parë që për kreun e qeverisë labët ia marrin këngës, ndërsa grupi sqaron:“Mbase do merren me grupinQë e mburrëm qeverinëKush punon për këtë truallKëngën labe ka shpërblim”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re