Që prej ditës së sotme është hapur qarkullimi me të dyja senset e drejtimit në rrugën Antipatrea, konkretisht përgjate aksit nga Katedralja e qytetit deri tek Ura e varur. Berati përgjatë muajve të fundit ka pasur një qarkullim të shtuar të mjeteve duke krijuar një kaos dhe vonesa në qarkullimin e makinave, ndërsa tashmë me hapjen e rrugës me të dyja senset e drejtimit pritet që të lehtesohet qarkullimi i mjeteve. Edhe pse qarkullimi në këtë aks rrugor do vijojë normalisht duke lehtësuar qarkullimin përgjatë qëndrës së qytetit, përfundimi i punimeve do vijojë ende me shtrimim e trotuareve ndërsa pritet që të perfundojë përgjate 2 muajve të ardhshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re