Hapet pas pese ditësh rruga kombëtare Levan-Tepelenë e bllokuar prej mëngjesit të 23 nëntorit, për shkak të rrëshqitjes masive të gurëve.
 
Autoriteti rrugor bën me dije se nga mëngjesi i se mërkurës është bërë i mundur kalimi i mjeteve ne ketë aks përmes bypassit të krijuar në zonën e rrëshqitjes së ndodhur në afërsi te Poçemit.
 
Sipas autoritetit, bypassi i ndërtuar për të evituar zonën e rrezikshme ne Poçem është rrugë me dy kalime, me sinjalistikë dhe mbrojtje me barrierë.
 
Nën monitorimin e policisë rrugore, kalimi në këtë rrugë do të bëhet me shpejtësi të kufizuar deri në 20 km/orë.
 
Autoriteti rrugor dhe kompania kontraktore po punojnë për eliminimin e rrëshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit normal në këtë aks.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re