Këtë të hënë ka nisur edhe sesioni paralamentar për vitin 2020. Kryeparlamentari Gramoz Ruçi fjalën e tij e nisi me 100 vjetorin e veprimtarisë së Kuvendit.
Ruçi n fjalën e tij përmendi ngjarjen e rëndë të tërmeti të 26 nëntorit, ku falenderoj palët politike për sjelljen e treguar për përballimin e kësaj situate.
Gjithashtu ai prezantoi edhe një investim të Kuvendit, për votimin elektronik i cili, tha ai, do të rrisë aksesin e deputetëve në zhvillimet e Kuvendit.
“Një shekull më parë Kombi shqiptar ndodhej në udhëkryq por burra të shquar të vendit u mblodh në Kuvendin e Lushnjes dhe morën vendime për të mos lejuar copëtimin e mëtejshëm. Ishte vetëm zëri i presidentit Ëilson që ndali copëtimin e Shqipërisë. Me Kongresin e Lushnjes fillon veprimtaria 100 vjeçare e Kuvendit të Shqipërisë. Sesioni fillon pas një ngjarje të madhe tragjike të tërmetit të 26 nëntorit. Kjo situatë shërbeu për të treguar humanizmin e gjithë shqiptarëve si dhe dëshmoi përgjegjësinë e qeverisë për t’iu gjendur pranë. Falenderoj deputetët që iu gjendën pranë të prekurve nga tërmeti jo si zgjedhës por si vëllezër dhe motra. Vlerësoj qëndrimin e opozitës e cila mbi interesat politike vuri solidaritetin. Nga kjo ngjarje duhet të reflektojmë për projektligjet që duhet të miratojmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve. Kuvendi është kujdesuar që në buxhetin 2020 të parashikohen fonde për funksionimin normal të institucioneve. Pas mbledhjes së Këshillit Europian i cili nuk hapi negociatat. Kuvendi vetëm sa na shton angazhimin dhe nuk na dekurajon. Në javën e parë të muajit shkurt presidenti i parlamentit europian do të vizitojë Shqipërinë. Ky sesion duhet dhe do të jetë sesioni i punëve të mbaruara.”
