Kalimi në Bërnjak në veri të Kosovës është rihapur për hyrje nga Serbia mëngjesin e sotëm, ndërsa vendkalimi në Jarinje është ende i mbyllur, transmeton Anadolia.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin Verior, Veton Elshani, ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm është hapur për qarkullim vendkalimi në Bërnjak, afër Zubin Potokut.

Bërnjaku është hapur në orën 8 të mëngjesit të sotëm për hyrje nga Serbia, ndërsa nga pala kosovare nuk është mbyllur”, ka thënë Elshani.

Ai ka konfirmuar se vendkalimi në Jarinje, po ashtu në veri të Kosovës, është ende i mbyllur për hyrje nga Serbia, për shkak të hetimeve të policisë që po vazhdojnë, pas sulmit në Banjskë të Zveçanit.

Në një sulm të një grupi të serbëve të armatosur më 24 shtator në Banjska, në veri të Kosovës, një polic i Kosovës u vra dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa të paktën tre sulmues u vranë.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re