Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj njoftoi se në Medvegjë është hapur zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Cakaj tha në “Facebook” diçka e tillë u arrit me mbështetjen politike e financiare të Shqipërisë për të mbrojtur të drejtat themelore të shqiptarëve në Medvegjë. Një nga politikat që duhet të luftohet, tha Cakaj, është fshirja e adresave të shqiptarëve.

 

“Kjo zyrë, në bashkërendim të plotë me Shqipërinë, duhet të punojë fort në kundërshtimin e politikave të fshirjes krejtësisht të qëllimshme të adresave të shqiptarëve.”

Gjithashtu, Cakaj pohoi se Medvegja është pjesë e patjetërsueshme e Luginës së Preshevës dhe puna për mbështetjen e faktorit shqiptar në këtë qytet do të vazhdojë me përkushtim të plotë.

 

Ministri premtoi se shumë shpejt do të nisë edhe programi i plotësimit të shkollave me literaturë shqipe dhe do të trajnohen mësuesit shqiptarë në Medvegjë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re