Vizitorët në Shëngjin për herë të parë do të kenë mundësi të marrin informacione rreth turizmit në këtë zonë.

Në shëtitore është hapur një zyrë e posaçme.

Investim ky  i Bashkisë së Lezhës dhe  Bashkimit Europian.

Sipas  kryetarit të bashkisë  tashmë turistët  do të kenë më tepër mundësi për të njohur  qytetin.

Bashkimi Europian sipas përfaqësuesve të tij do ta vijojë mbështetjen për  zhvillimin e turizmit.

Pas Shëngjinit zyra të tilla pritet të happen në Lezhë dhe në bregdetin e Tales.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re