Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka dhënë një mesazh në 20 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, tashmë Partia e Lirisë.

Meta u shpreh se LSI hapi një faqe të re në jetën politike të vendit. Ai theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpejtimin e proceseve integruese të vendit, por sipas tij, “deri në momentin katastrofik të shitjes të mandateve që solli kapjen mafioze të shtetit”.

“Një mesazh në 20-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, që hapi një faqe të re në jetën politike të vendit dhe që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në shpejtimin e proceseve integruese të vendit, deri në momentin katastrofik të shitjes të mandateve që solli kapjen mafioze të shtetit”, shprehet Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re