Home BOTA ‘Hapi i fundit!’ CIA: Kim Jong-un po përgatitet për të sulmuar Amerikën!

‘Hapi i fundit!’ CIA: Kim Jong-un po përgatitet për të sulmuar Amerikën!

0

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo ka paralajmëruar se Koreja e Veriut është në prag të mundësisë për të goditur SHBA me një raketë bërthamore.
Ai theksoi se Uashingtoni preferonte ende diplomacinë dhe sanksionet, por tha se ndërhyrja ushtarake mbetej gjithashtu një opsion.
Koreja e Veriut pretendon se tashmë ka aftësinë për të goditur territoret amerikane.
‘Hapi i fundit i Kim Jong-un:”
Koreja e Veriut është pranë arritjes së qëllimit të saj për të goditur territoret amerikane tha Pompey në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive – Tani duhet të mendojmë si t’i ndalim nga hapi i fundit”.
Ai paralajmëroi se ekspertiza e raketave të Phenianit po përparonte kaq shpejt saqë ishte e vështirë për inteligjencën amerikane të ishte e sigurt kur Kim do t’ia kishte arritur qëllimit të tij.
Fundjavën e kaluar, Sekretari i Shtetit i SHBA Rex Tillerson gjithashtu që Presidenti Donald Trump të zgjidhë ballafaqimin me Korenë e Veriut nëpërmjet diplomacisë.
Deklarata e tij kishte ardhur pasi Trump i kishte thënë publikisht të mos humbiste kohë duke folur me Kim Jong-un.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë