Kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se ai nuk mund që të hapë rrugët ajrore në vend, derisa rreziku COVID-19 të vazhdojë.

Ai iu përgjigj një vajze 15 vjeçare që kërkoi lirinë e lëvizjes, duke qenë se prindërit i ka në Gjermani.

“Po mo xhan po, po si e bëj unë këtë punë? Çfarë me fjalë? Si t’i hap rrugët? Për çdo hap që bëjmë, duhet të shikojmë dinamikën e infektimit, si është situata. Kemi detyrim moral dhe profesional që t;i nënshtrohemi mendimit të ekspertëve. Unë nuk mundem dot që t’i marr këto vendime me kokën time. Mos më kërkoni gjëra që nuk i bëj dot. Më shani sa të doni, më kërdisni, sepse unë mbaj, kam treguar që mbaj, por vetë nuk vendos.”, iu përgjigj Rama.

Ai sulmoi edhe të gjithë njerëzit që e quajnë COVID-19, një konspiracion.

“Dëgjohen lloj-lloj mendimesh. Konspiracion është virusi, po vriten pleqtë t’u merren lekët, vjen nga 5G. Unë kam detyrë të kujdesem për njerëzit. Se pas ca vitesh do thonë: Mirë ne që ishim budallenj, po ti që të kemi vënë aty? Nesër është normale që ta thonë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re