Teksa po bëhen përgatitje për zhvendosjen e më pas hapjen e ambasadës amerikane në Jerusalem më 14 maj, një vendim që ka trazuar politikën dhe opinionin ndërkombëtar, Presidenti Trump ka paralajmëruar mosprezencën e tij në ceremoni.

Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, delegacioni amerikan do përbëhet vetëm nga ministri i financave Stiven Mnukin, dhëndri i Trump, Jared Kushner, vajza Ivanka dhe këshilltarët e presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Trump u tha gazetarëve disa ditë më parë se ai mund të vinte në Jerusalem, ndërsa kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se presidenti amerikan ishte i ftuar dhe se do të donte të ishte në atë rast.

Ambasada do të hapet ditën e 70-vjetorit të krijimit të shtetit izraelit.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re