Teksa dhjetra palestinezë vriteshin e plagoseshin nga plumbat izraelitë në Gaza, në Jerusalem asgjë nuk lëvizte nga plani për inagurimin e ambasadës amerikane, një akt simbol i njohjes së qytetit të shenjtë të tre besimeve si kryeqytet i ri i Izraelit.

Në një video-mesazh, presidenti Trump se Shtetet e Bashkuara mbetën të përkushtuara për të arritur një paqe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Dhe nga ana tjetër, në distancë shefja e politikës së Jashtme në BE, Federica Mogherini do kujtonte duke deklaruar se “dhjetra palestinezë, përfshirë fëmijët, janë vrarë dhe qindra janë plagosur nga zjarri izraelit”, si një reagim europian ky kundër aktit Trump.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re