Për herë të parë qeveria parashikon projekte konkrete për të mbrojtur shtresat më vunerabël nga varësia e bixhozit.

 

Konkretisht në ligjin për legalizimin e basteve on line është parashikuar që do të ngrihen programe rehabilitimi për lojtarët.

 

“Nëse familjarët kanë një ankesë për të afërmin e tyre, njësia zbatuese është e detyruar që të mos e lejojë lojtarin të hyjë në kazino. Nga ana tjetër, me të ardhurat që parashikojmë të mbledhim një pjesë e tyre do të përdoren për të ngritur programe rehabilitimi për ata qytetarë që krijojnë varësi dhe që kanë efekt negative në familje apo shoqëri”, thotë Vasilika Vjero

 

Për këshillim shqipatr për problemet nga lojrat e fatit, draft ligji i ri nuk ka ide të qarta për të mbrojtur qytetarin apo për të kufizuar vesin që po rrënon buxhetet familjare. Për këtë qëllim, Henri Telaraj nga ky këshill thotë se do të bëjë propozime konkrete, siç i ka dhe komuniteti europian për këtë fenomen

 

 

“Teorikish ne shohim që ka ndryshuar vetëm mënyra e mënyrës së të luajturit, por nuk ka ndryshuar thelbi i asaj që ka qenë 4 vite më parë. Problematikat sociale dhe zgjidhja që do i japim këtyre problematikave, parandalimi i të rinjve dhe i shoqërisë shqiptare drejt problemeve nga të ardhurat e varësia e lojrave të fatit, por edhe trajtimi i këtij fenomeni.

 

Për këtë nuk është diskutuar në draft projektligjin, i cili ka ardhur në tryezat tona. Ka pasur një diskutim të përgjithshëm mbi të, por jo në një mënyrë specifike. Ajo që Këshilli Shqiptar për lojrat e fatit rekomandon dhe ka sjellë në tryezë janë rekomandimet e praktikave më të mira të BE, për të rregulluar pjesën e mbrojtjes së qytetarëve dhe ndalimin e tyre drejt varësisë së lojrave të fatit.

 

Nuk ka masa konkrete për të mbrojtur lojtarin dhe familjet e tyre”, tha Telaraj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re