Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë është ngjarje e rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Berisha u shpreh se Partia Demokratike garanton NATO-n se mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën, sot edhe në të ardhmen.

“Sot u inaugurua në Kuçovë, pas rikonstruksionit të Aeroportit, baza ajrore e NATO-s në Shqipëri.

Partia Demokratike, si forca politike e parë në Europën ish-komuniste që kërkoi anëtarësimin e vendit në NATO dhe që 15 vjet më parë me reforma të thella dhe të shumëanshme anëtarësoi Shqipërinë në NATO, përshëndet këtë ngjarje të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Partia Demokratike garanton NATO-n se ajo sot dhe në të ardhmen mbështet pa rezerva bashkëpunimin me Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe mbetet e vendosur në respektimin e të gjitha detyrimeve politike dhe ushtarake të Shqipërisë  ndaj saj”, shkruan lideri demokrat.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re