Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, uron Shqipërinë për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërin, i cili përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.

“Urime Shqipërisë për hapjen e Grupit 3 mbi konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse sot! Kjo do të thotë një ekonomi më e fortë shqiptare në dobi të qytetarëve tuaj dhe një hap tjetër më afër BE-së. #ZgjerimiEU ka të bëjë me përparimin ditë pas dite.”, shkruan Marta Kos në rrjetin social X.

Sot u zhvillua konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel,  në të cilën u hap Grup-Kapitulli i tretë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm, Igli Hasani theksoi se me hapjen e këtij grup kapitulli dëshmohet se sa shumë ka arritur Shqipëria brenda një kohe të shkurtër.

Në Konferencën ndërqeveritare, Shqipëria përfaqësohej nga ministri Hasani si dhe ministrja Adea Pirdeni.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko