Kryeministri Edi Rama ka reaguar për hapjen e grupit-kapitullit të tretë për Shqipërin, i cili përbëhet nga Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithpërfshirëse.Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Instagram, kryeministri Edi Rama shkruan se Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3.
Kryeministri thekson se deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në 8 muaj dhe se mbeten 11 të tjerë për t’u hapur.
Sipas Ramës ky është një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027
Postimi i plotë në Instagram
RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM 🇦🇱🤝🇪🇺
Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3:
Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin😊
✅Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027
Sot u zhvillua konferenca e pestë ndërqeveritare Shqipëri-BE në Bruksel, në të cilën u hap Grup-Kapitulli i tretë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ministri i Jashtëm, Igli Hasani theksoi se me hapjen e këtij grup kapitulli dëshmohet se sa shumë ka arritur Shqipëria brenda një kohe të shkurtër.
Në Konferencën e V-të Ndërqeveritare, delegacioni i Shqipërisë u kryesua nga Ministri Igli Hasani, shoqëruar nga Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, Ministrja Adea Pirdeni, Misioni i RSH-së në Bruksel, negociatorët e 8 kapitujve dhe zyrtarë të tjerë të lartë.