Skip to content

Hapja e grupkapitujve/ Ministri i Jashtëm i Hungarisë: Anëtarësimi i Shqipërisë do ta forcojë BE! Në 2 muaj është bërë më shumë se në 15 vjet

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó tha se nën  presidencën hungareze është arritur që të përshpejtohet procesi i zgjerimit të BE me Ballkanin Perëndimor.

I ndalur tek Shqipëria, ai tha se në dy muajt e fundit është bërë më shumë sesa në 15 vite.

Ai tha se duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE.

“Themeli i negociatave filloi këtë vit nën presidencën hungareze. Janë hapur dy grup kapitujt dhe kjo shpejtësi është e paprecedente. Pra në 2 muaj është bërë më shumë se në 15 vjet.

Shqipëria ka treguar progres të shkëlqyer për të 6 kapitujt që do jenë në këtë grupkapituj si për marrëdhëniet me jashtë ashtu edhe për sigurinë.

Po e hapim këtë grupkapiotuj që Shqipëria të ecë parapa, sepse Shqipëria është anëtar i NATO dhe pjesë e KS.

Anëtarësimi i saj do ta forconte BE duke parë edhe progresin ekonomik që ka bërë”, tha ministri i Jashtëm.

“”