Skip to content

Hapja e kampusit nga Kolegji i Europës/ Komisioneri Varhelyi: Bashkimi Evropian ka mbërritur në Tiranë

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi në ceremoninë e nëshkrimit të marrëveshjes mes Kolegjit Evropian dhe Ministrisë së Arsimit u shpreh se për nga ana arkitekturore ky institucion do të ndryshojë jetën në Ballkan.

Shumica e aplikimeve -tha komisioneri- janë nga vendet e BE, kjo sipas tij do të thotë se Bashkimi Evropian ka ardhur në Tiranë.

“Nuk kam përgatitur asgjë fjalë, por jam vërtet i befasuar nga shifrat. Tirana do të behet edhe me popullore se Bryzhi, moti është më i mirë

Ajo që do ndërtohet edhe nga pikëpamja arkitekturor do të ndryshoje edhe jetën këtu në Ballkan. Shumica e aplikimeve vijnë nga BE. Kjo tregon vlerën e jashtëzakonshme që do të ketë ky institucion jo vetëm ne Ballkan por edhe për ne BE. Kjo nënkupton se BE ka mbërritur në Tiranë”, tha komisioneri.

“”