Bashkia Shkoder nuk do te hap cerdhet dhe kopshtet me date 1 qershor sic ishte parashikuar nga Ministria e Shendetesise. Prinderit jane njoftuar diten e premte dhe nje gje e tille ka sjelle jo pak shqetesim pasi pas 3 muajsh pa frekuentim te kopshteve dhe cerdheve, u mendua se e hena do sillte nje hap para drejt normalitetit.

Burime per Fax News bejne me dije se shkak eshte bere pamundesia per te disponuar termometra termik pasi per te bere keto blerje nevojitet prokurim publik i cili kerkon kohe nga 10 deri ne 15 dite deri ne perfundimin e prorocedures. Vendimi per rihapjen e kopshteve ka ardhur ne Bashkine e Shkodres permes shkreses zyrtare me date 22 maj ndaj institucioni vendor ka marre kohen e vet per te bere cdo gje ne baze te procedurave ligjore.

Nje gje e tille u konfirmua  edhe permes nje njoftimi nga ana e Bashkise Shkoder e cila thote: Njoftohen prindërit dhe fëmijët se, në zbatim të Urdhrit nr 333 datë 20 05 2020 të Ministrisë së Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, shërbimi në kopshtet dhe çerdhet në qytet dhe njësitë administrative të Bashkisë Shkodër do të vijojë me datën 5 qershor 2020

Në zbatim të Urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bashkia Shkodërka zhvilluar proceduren e blerjeve për sigurimin e kushteve shtesë në respektim të protokollit për funksionimin e hapjen e koshteve dhe çerdheve si Termometra infrared, dezinfektantë të posaçëm etj

Furnizimi do të jetë sipas procedurës me datën 4 qershor 2020, duke siguruar plotësimin e protokollit për të gjitha institucionet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re