Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media, tha se vendimi për hapjen graduale të kufirit me shtetin e Shqipërisë do të jetë shkencore, e jo politike.

I pyetur për deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se nuk e di me kë të bisedojë në Kosovë për të filluar hapjen graduale të kufirit, shefi i ekzekutivit tha se ai është kryeministër në detyrë, dhe nuk ka dilema për këtë se kush e përfaqëson Kosovën.

“Unë nuk e kam parë atë emision, por ne jemi të interesuar se porsa të hapen sadopak kushtet ta bëjmë këtë hapje të kufirit, veçse ta dini që vendimet tona, nuk janë politike, nuk janë demokratike sa janë shkencore, sepse bazohen në rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike.

Unë jam kryeministër në detyrë, unë nuk kam dilema për këtë gjë, kush ka dilema duhet të pyeten ata. Dje kam takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, ku kemi biseduar për shumë gjëra, ndër të cilat edhe hapja e kufirit”, tha Kurti.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re