Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore i PD, Ivi Kaso e ka cilësuar si një “marifet” vendimin e KQZ për hapjen e kutive në Bashkinë e Lezhës.

 

Në një postim në “Facebook”, Ivi Kaso shprehet se KQZ do të hapë kutitë në vetëm 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt dhe që s’ka bërë manipulime.

 

Ivi Kaso më tej duke e cilësuar si një process farsë hedh akuza se kjo gjë po bëhet me qëllim që t’u hidhet hi syve të njerëzve.

 

“Nën shembullin e ndritur të “marifetit” me Idajet Beqirin, KQZ ka vendosur që nesër, në vijim të një kërkese ankimore për Bashkinë Lezhë, të hapë dhe të kontrollojë rregullshmërinë e procesit të 30 Qershorit vetëm për 11 qendra votimi ku PS ndihet e sigurt që s’ka patur manipulime. Qëllimi, jo fort i fshehur është që t’i tregohet botës mbarë se votimet ishin të rregullta e të vlefshme, jo vetëm këtu por në mbarë vendin. Ajo që e nxjerr bllof këtë skemë farsë “dorëzimi të kontrolluar” është se nga frika se mos del në shesh manipulimi me listat e zgjedhësve, në këto qendra, KQZ ka vendosur të mos ta hapë fare kutinë e materialeve zgjedhore. Pra, thënë shkurt e me dy fjalë: Proces farsë për t’u hedhur hi syve njerëzve!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re