Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, u është drejtuar më një pyetje kolegëve të saj deputet, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Jemi apo nuk jemi për hapjen e listave të deputetëve?”, shkruan ajo, duke theksuar se çdo deputeti duhet ti bëhet kjo pyetje publikisht, e të provohet para shqiptarëve se sa na vlen lëkura secilit.

Reagimi i plotë

Jemi apo nuk jemi për hapjen e listave të deputetëve?

Kjo është pyetja publike për çdo deputet të sotëm të Parlamentit shqiptar. Do t’i lutesha medias që t’ua bënte secilit prej nesh këtë pyetje publikisht.

Të provojmë para shqiptarëve se sa na vlen lëkura secilit.

Të gjitha fjalëritë e tjera – politike ose jo – janë garnitura fshehëse të thelbin të debatit. Njëra palë dëshiron t’i hapë dhe t’u japë mundësinë shqiptarëve të vendosin vetë për të votëbesuarit e tyre dhe pala tjetër që dëshiron të ruajë status quo-në, pra, karrigen e vet.

Jemi apo nuk jemi ne të 140-të deputetë më 2025 nuk është problemi i shqiptarëve. Problemi i shqiptarëve është të ketë mundësi të zgjedhë më të mirët, të ruhet shëndeti i demokracisë shqiptare.

Të tjerat zgjidhen:

Vota e Diasporës, detyrim kushtetues

Heqja e herësit, detyrim kushtetues

1 zonë zgjedhore

Votim elektronik

Personalisht, edhe pse kam qenë në listë të sigurtë më 2021, nuk kam qenë e qetë të vishja atë xhaketë të ngushtë votash. Ngaqë nuk e kam ditur atë kohë qartë thelbin e mënyrës së zgjedhjes, nëse listat e vitit 2025 nuk hapen, do të hezitoj të hyj në skenarin e zgjedhjeve të vitit 2021.

Është skenar për pushtet kryetarësh dhe i heqjes së pushtetit të shqiptarëve.

Ata le të na heqin me votē të lirë!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re