Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka komentuar vendimin e Senatit të Zvicrës për hapjen e bankave në vendin e tyre. E ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Kryemadhi tha se i ishte bërë shumë qejfi që ishin hapur llogaritë në Zvicër dhe shtoi se do ishte më e kaluar në Singapor dhe Mauricio.

“M’u bë shumë qejfi se janë hapur llogaritë e Zvicrës, por do ishte mirë që të hapeshin edhe ato të Singaporit dhe Mauricios. Aty do të gjejmë edhe lekët e tërmetit pastaj”, tha Kryemadhi.

Zvicra ka vendosur sot të shkëmbejë informacione mbi të dhënat bankare me shtetet e interesuara. Parlamenti zviceran ka aprovuar shkëmbimin automatik të të dhënave bankare me vende, përfshirë Shqipërinë, duke nisur nga vitit 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re