Ditën e sotme janë dezinfektuar të gjitha parqet e lojërave në kryeqytet  për të pritur të gjithë fëmijët. Tani nuk ka më të diela të mbyllura dhe fëmijët e kryeqytetit mezi po presin të shijojnë parqet e lodrave.

Po vazhdohet puna që të vegjlit t’i gjejnë parqet të pastër, të rregullt dhe të sigurt, teksa argëtohen ashtu si kurrë më parë pas izolimit të gjatë për shkak të pandemisë së Covid-19.

“Parku Rinia” është gati të presë nesër, në festën e 1 Qershorit, fëmijët e kryeqytetit, me më shumë lodra, gjelbërim dhe mjedise argëtuese. Me largimin e kioskave të paligjshme 20 vite më parë, ky park u kthye në një hapësirë çlodhëse për qytetarët, ndërkohë nga sot mund të quhet tërësisht i transformuar sepse përshtatet me kënde lojërash për më të vegjlit, mjedise për të moshuarit dhe dashamirësit e parqeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re