Skip to content

Hapja e negociatave me BE , Angela Merkel jep lajmin e shumëpritur për të gjithë shqiptarët

“Nuk mund të flas për vendet e tjera, pasi ato vendosin vetë, por së
pari mund të them për pozicionin gjerman, i cili lidhet me Bundestagun
gjerman.

Qeveria ka dhënë një rekomandim pozitiv me për të dy vendet me
specifikat e veta, si për Maqedoninë e Veriut ashtu dhe për Shqipërinë,
por është Bundestagu ai që do të vendosë dhe besoj së shpejti do të kemi
një vendim”.

Kjo ishte deklarata e Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel, gjatë
konferencës për shtyp me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiç.

Numri një i Gjermanisë e bëri këtë deklaratë, pasi u pyet nga
gazetarët lidhur me opinionin e Francës dhe Holandës, që janë dy vendet
skeptike për zgjerimin e BE. Merkel zgjodhi të mos flasë për vendet e
tjera, por tha se Gjermania ka dhënë vendim pozitiv me aspekte të
ndryshme për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndonëse vendimi final i
takon Bungestagut më 26 shtator.