Pak minuta pas publikimit ne Bruksel te progres raportit, ambasadorja e delegacionit Europian ne Tiranë Romana Vlahutin i dorëzoi presidentit Meta dokumentin e rëndësishëm per Shqipërinë.
 
Ne nje takim ne Presidence, Meta e konsideroi rekomandimin për hapjen e negociatave si nje akt inkurajues te shumëpritur dhe strategjik, per te ardhmen europiane te Shqipërisë. Kreu i shtetit vlerësoi gjithashtu edhe komisionin si një mik te çmuar te vendeve kandidate, i cili me qëndrimin e tij ka dëshmuar nje force te madhe drejt zgjerimit europian. Ne mesazhin e tij presidenti është shprehur se ky raport i gjen te gjithë aktoret politike, institucionale si dhe qytetaret te bashkuar me dëshirën e madhe për te përparuar sa me shpejt drejt Bashkimit Europian.
 
Ndërkohë, ambasadorja Vlahutin ja ka dorëzuar progres raportin edhe kryeministrit Rama si dhe kreut te kuvendit Ruçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re