Edi Rama në një lidhje live në facebook, ka folur për rikthimin e maturantëve në shkolla: Kemi arritur në konkluzionin që në 18 maj të çelim një periudhë të domosdoshme shkollat për ata që janë në maturë.
Për të tjetrët do të shikohen rezultatet që kanë marrë deri më tani. Kjo besoj që ka qënë zgjidhja më optimale për të mbrojtur jetën dhe shëndetin. Nuk mund të hidhej poshtë gjithçka me anulimin e gjithë vitit. Sot kemi kthim masiv në punë.
