Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi sot heqjen e kufizimit për transportin publik. Ministrja nuk dha një datë, por tha se do duhet të zbatohen rregulla strikte ku maska do të jetë e detyrueshme.

Top Channel ka zbardhur rregullat që duhen ndjekur për transportin publik që janë si më poshtë vijon:

1. Numri i udhëtarëve do të lejohet me kapacitet 70%.2. Ulja e udhëtarëve do të jetë në mënyrë diagonale.3. Drejtuesi i mjetit duhet të ketë maskë mbrojtëse dhe doreza.4. Udhëtarët detyrimisht me maska dhe doreza.5. Hipja dhe zbritja do të bëhet në dyer të ndryshme.6. Nëse udhëtari shfaq shenja të Covid-19, shoferi do duhet të njoftojë 127.7. Duhen dezinfektuar makinat.8. Gjatë udhëtimit duhet ajrosur makina.9. Në terminal duhet zbatuar distancimi.10. Terminali të dizinfektohet.11. Në mjete të vendosen postera kundër përhapjes covid-19.12. Të respektohen masat e higjienës.13. Masat e parashikuara do të kontrollohen nga kompetencat përkatëse.






Previous articleBE diskutime për mbylljen e kufijve, mund të lihen jashte keto vende

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re